NBA/ Celtics fitojnë kundër Cavaliers, Lakers bien në Dallas! Nuggets mposhtin Bullsat
Mëngjesin e sotëm me orën shqiptare në NBA u luajtën pesë ndeshje dhe në qendër të vëmendjes ishte dueli mes Dallas Mavericks dhe Los Angeles Lakers, i cili përfundoi me fitoren e Mavericks me rezultat 127-125.
Mëngjesin e sotëm me orën shqiptare në NBA u luajtën pesë ndeshje dhe në qendër të vëmendjes ishte dueli mes Dallas Mavericks dhe Los Angeles Lakers, i cili përfundoi me fitoren e Mavericks me rezultat 127-125.
Ka qenë një duel i ekuilibruar dhe fituesi u vendos në sekondat e fundit. Më rezultativi për për këtë fitore të skuadrës vendase ka qenë ylli slloven Luka Doncic që e mbylli ndeshjen me 33 pikë dhe 17 asistime.
Paraqitje jashtëzakonisht të mirë te vendasit pati edhe Tim Hardaway që e mbylli ndeshjen me 32 pikë. Anthony Davis te miqtë ishte më efikasi me 37 pikë e 11 kërcime, teksa LeBron James shtoi 33 pikë të tjera, por që nuk ishin të mjaftueshme për të marrë fitore.
Denver Nuggets mposhti Chicago Bulls me rezultat 114-106 dhe Phoenix Suns triumfoi ndaj Golden State Warriors me tre pikë diferencë 119-116 . LA Clippers shënuan fitore me 20 pikë diferencë ndaj Sacramento Kings 119-99, ndërsa Boston Celtics ishin më të mirë se Cleveland Cavaliers duke triumfuar me rezultat 120-113 për të marrë kryesimin në Konferencën e Lindjes.
Rezultatet
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:39
VIDEO/ Grusht në fytyrë, lojtarit të NBA i ikën 'mendja' dhe dhunon kundërshtarin në parket
Basketbollisti i Golden State Warriors, Draymond Green ka bërë një gjest tejet të shëmtuar në sfidën ndaj Phoenix Suns. Ylli amerikan ka goditur me grusht qendrën boshnjake të Phoenix Suns, Jusuf Nurkic duke e rrëzuar në tokë.
Gjyqtarët menjëherë e nxorën nga loja dhe Green u shfaq në një konferencë për shtyp për të folur për incidentin. Pas ndeshjes ylli amerikan i ka kërkuar falje basketbollistit boshnjak.