Elita e basketbollit amerikan, NBA zhvilloi dhjetë ndeshjet e radhës. Dueli mes drejtuesve të Konferencave shkon te Celtics, ende të pamposhtur në shtëpi, 18 fitore nga 18. Kështuu, Bostoni mundi 127-120 Minesotan pas shtesës. Warriors shemben kundër Pelicans, Nuggets humbasin kundër Utah. Buzëqesh Oklahoma.
BOSTON CELTICS-MINNESOTA TIMBERUOLVES 127-120 (pas shtesës)
Dueli midis liderëve të Konferencave Lindore dhe asaj Perëndimore shkon për Boston Celtics, të cilëve iu desh koha shtesë për të mposhtur Minesota Timberuolves dhe për të siguruar rekordin e tyre të pamposhtur në shtëpi: 18 fitore nga 18 ndeshje. 127-120, ky ishte rezultati pas shtesës.
Tatum përfundoi me 45 pikë, para Broun, i cili ndaloi në 35 pikë dhe 11 kërcime. Ata ishin faktorët kryesorë të suksesit të Bostonit, i cili ruan majën e Konferencës Lindore me rekordin më të mirë në NBA (29-8) dhe u jep një leksion T'Uolves: 29 pikët e Eduards dhe 25 të Karl-Anthony Touns nuk mjaftuan për të shmangur humbjen. Minesota pëson humbjen e pestë në dhjetë ndeshjet e fundit, duke çuar gjithashtu Reid (19 pikë) dhe Anderson (17 pikë) në dy shifra, por mbetet në krye të Konferencës Perëndimore (26-11).