SHBA - Skuadra e Chicago Bulls vazhdon të mbetet e pamposhtur dhe kryesuese në Konferencën e Lindjes në NBA, pas fitores 135-125 ndaj New York Knicks. Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte Josh Giddey, që shkëlqeu me 32 pikë, ndërsa u mbështet denjësisht nga Nikola Vucevic me 26 pikë dhe Ayo Dosunmu me 22 pikë.
Një tjetër sfidë e fortë në Lindje ishte ajo mes Boston Celtics dhe Philadelphia 76ers, që u vendos në sekondat e fundit në favor të Celtics, me rezultatin 108-109. Jaylen Brown ishte vendimtar me 32 pikë, duke i dhënë skuadrës së tij një fitore tepër të rëndësishme ndaj rivalëve direkt. Nga ana tjetër, Tyrese Maxey realizoi 26 pikë për vendasit, por pa arritur të shmangë humbjen.
Në Perëndim, Los Angeles Lakers triumfuan në transfertë ndaj Memphis Grizzlies, me rezultatin 112-117. Ylli i mbrëmjes ishte Luka Donçiç, që regjistroi një performancë madhështore me 44 pikë dhe 12 rebound, duke udhëhequr Lakers drejt suksesit.
Spektakël kishte edhe në ndeshjen mes Portland Trail Blazers dhe Denver Nuggets, ku fitorja u vendos në sekondat e fundit. Deni Avdija ishte heroi i Portlandit, me 23 pikë, duke siguruar një triumf të ngushtë 109-107.
Rezultatet e NBA:
Indiana - Atlanta, 108-128
Philadelphia - Boston, 108-109
Cleveland - Toronto, 101-112
Chicago - New York, 135-125
Memphis - Lakers, 112-117
Phoenix - Utah Jazz, 118-96
Portland - Denver, 109-107
Clippers - New Orleans, 126-124
Komente










