SHBA - Turneu NBA Cup ka nisur me ndeshje tepër të forta dhe rezultate surprizuese. Boston Celtics mori fitoren e parë duke mposhtur Detroit Pistons me rezultatin 117-114, në një sfidë që u vendos vetëm në sekondat e fundit. Pavarësisht një performance të jashtëzakonshme të Cade Cunningham, i cili realizoi 42 pikë, Pistons nuk arriti të shmangte humbjen. Për Celtics shkëlqeu dyshja Brown - White, që së bashku shënuan 60 pikë.

Fitore e rëndësishme edhe për Oklahoma City Thunder, që mposhti Minnesota Timberwolves 113-105. Ylli Shai Gilgeous-Alexander ishte përsëri vendimtar, duke realizuar 40 pikë.

Ndërkohë, Golden State Warriors zhgënjyen në fushën e tyre, duke u mundur 104-100 nga Houston Rockets, ku i riu Reed Sheppard u bë protagonist me 31 pikë të shënuara.

San Antonio Spurs regjistroi fitore 115-102 ndaj Portland Trail Blazers, me De’Aaron Fox që shkëlqeu me 37 pikë.

Emocione pati edhe në përballjen mes Memphis Grizzlies dhe New Orleans Pelicans, e cila u mbyll 128 - 133 për Memphis, pas kohës shtesë.

Në një tjetër duel të fortë, Miami Heat i dha një goditje Milwaukee Bucks, duke fituar 106-103 falë Tyler Herro, autor i 29 pikëve, që vendosën takimin.

Rezultatet në NBA:

Boston - Detroit, 117-114

Charlotte - New York, 101-129

Miami - Milwaukee, 106-103

Oklahoma - Minnesota, 113-105

Toronto - Indiana, 97-95

New Orleans - Memphis, 128-133

Golden State - Houston, 100-104

Portland - San Antonio, 102-115

Sacramento - Phoenix, 100-112