SHBA - Mbrëmja e së martës në NBA ishte e gjitha e dedikuar NBA Cup. Turneu i ri i aplikuar për herë të dytë nga organizatorët e NBA ka mbërritur në fazën çerekfinale.
Sfidë më interesante ishte ajo mes Oklahoma City Thunder dhe Dallas Mavericks. Vendasit triumfuan me shifrat 118-104 duke prerë një biletë për në gjysmëfinale të turneut e duke eliminuar kështu finalistët e vjetshëm të udhëhequr nga Luka Donçiç. 39 pikë e 8 topa në tabelë për “yllin” e Oklahomas Shai Alexander, ndërkohë 16 pikë të Doncic e 17 të Irving ishin shumë pak për Dallas.
Milwaukee Bucks kaluan në gjysmëfinale pasi mposhtën Orlando Magics me pesë pikë diferencë 114-109. Giannis Antetokounmpo realizoi 37 pikë dhe shtatë kërcime, ndërsa Lillard shtoi 28 pikë të tjera me nëntë asistime dhe dy kërcime, derisa Portis shënoi pikë dyshifrore.
Në gjysmëfinale Milwaukee Bucks do të takohet me fituesin e sfidës New York Knicks – Atlanta Hawks, teksa Thunder presin fituesin e sfidës Houston Rockets - Golden State Warriors.