SHBA - Elita e basketbollit amerikan zhvilloi pesë ndeshje në parket. Denver Nuggets ka arritur një fitore të rëndësishme në shtesë 128-125 ndaj Houston Rockets në një përballje të fortë dhe të ekuilibruar. Falë këtij suksesi, Denver ngjitet në vendin e dytë të Konferencës së Perëndimit. Protagonist absolut ishte Nikola Jokic, autor i një “triple-double” spektakolar me 39 pikë, 15 rebound dhe 10 asist, ndërsa Jamal Murray kontribuoi me 35 pikë vendimtare.
Emocione pati edhe në ndeshjen tjetër që u vendos në shtesë, ku Utah Jazz mposhti 140-133 Dallas Mavericks në një duel spektakolar. Paul George dhe Lauri Markkanen shënuan së bashku 72 pikë për Jazz, duke zbehur paraqitjen e shkëlqyer të Flagg, i cili realizoi 42 pikë për teksanët.
Në Konferencën e Lindjes, Detroit Pistons vazhdon të mbrojë vendin e parë, pasi fitoi 105-112 në transfertë ndaj Boston Celtics. Cade Cunningham ishte lojtari më i spikatur me 32 pikë dhe 10 asist.
Ndërkohë, Toronto Raptors mposhti 106-96 Miami Heat falë 28 pikëve të Brandon Ingram, ndërsa Memphis Grizzlies triumfoi bindshëm 121-103 ndaj LA Clippers, me Jaren Jackson Jr. që udhëhoqi skuadrën me 31 pikë.
Rezultatet në NBA:
Miami - Toronto, 96-106
Utah Jazz - Dallas, 140-133
Denver - Houston, 128-125
Clippers - Memphis, 103-121
Boston - Detroit, 105-112
Komente








