SHBA - Los Angeles Lakers vazhdojnë momentin pozitiv në NBA, duke fituar 118 - 129 në transfertë ndaj Chicago Bulls. Ky ishte suksesi i dytë radhazi për kalifornianët, në një përballje spektakolare mes dy rivalësh historik. Protagonist absolut ishte Luka Doncic, i cili dhuroi një paraqitje madhështore me 46 pikë dhe 11 asistime, ndërsa u mbështet edhe nga LeBron James me 24 pikë.

Nuk gabon as Boston, që në fushën e vet mposhti Portland me shifrat 102-94. Për Celtics u dallua Payton Pritchard, autor i 23 pikëve. Nga ana tjetër zhgënjeu Golden State Warriors, që pësoi një humbje të thellë 108-83 ndaj Minnesota, ku 44 pikë për vendasit erdhën nga lojtarët e stolit.

Houston vijon ngjitjen në renditjen e Perëndimit, duke u pozicionuar në vendin e katërt pas fitores 108-99 ndaj Memphis. Vendimtarë për teksanët ishin Durant dhe Sengun, të cilët realizuan nga 33 pikë secili.

Fitore të rëndësishme arriti edhe Cleveland, që falë 45 pikëve të Donovan Mitchell mundi Orlando me rezultatin 114-98.

Rezultatet në NBA:

Cleveland - Orlando, 114-98

Houston - Memphis, 108-99

Atlanta - Indiana, 132-116

Charlotte - Philadelphia, 130-98

Minnesota - Golden State, 108-83

Boston - Portland, 102-94

Chicago - LA Lakers, 118-129