NBASHBA zhvilloi gjashtë ndeshjet e radhës në parket, aty ku si përherë spektakli është i garantuar. Golden State humbi në shtëpinë e 76ers, ndërsa Bucks u imponuan në udhëtim me Dallas Mavericks.

Ndeshja më interesante u zhvillua mes Dallas Mavericks dhe Milwaukke Bucks, ku triumfuan miqtë me 15 pikë diferencë 117-132. Giannis Antetokounmpo me 29 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime ishte më efikasi për skuadrën fituese, teksa me lojë të mirë u dallua edhe Damien Lillard me 28 pikë.

Kyrie Irving ishte më i miri te vendasit me 31 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Rezultatet:

Charlotte - Washington 100-113

Detroit - Brooklyn 115-94

Houston - Sacramento 103-113

Memphis - San Antonio 128-130

Philadelphia 76ers - Golden State Warriors 126-119

Dallas Mavericks - Milwaukee Bucks 117-132

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?