SHBA - Elita e basketbollit amerikan, NBA zhvilloi nëntë ndeshjet e radhës. Skuadra e Los Angeles Lakers vijon formën e shkëlqyer, duke arritur fitoren e katërt radhazi. Kalifornianët triumfuan 115-123 ndaj Portland Trail Blazers, në një përballje jashtë fushe që i ngjiti në vendin e tretë të Konferencës së Perëndimit.
Ylli i ndeshjes ishte Deandre Ayton, autor i 29 pikëve, i mbështetur nga Rui Hachimura me 28 pikë dhe Smith me 25.

Emocione të forta u panë në Los Angeles, ku Miami Heat siguruan një fitore dramatike 119-120 ndaj Los Angeles Clippers, falë një koshi vendimtar në sekondën e fundit. Bam Adebayo shkëlqeu me 25 pikë e 10 rebound, ndërsa lojtarët e stolit kontribuan me 40 pikë.

Një tjetër ndeshje spektakolare u zhvillua në Milwaukee, ku vendasit mposhtën Indiana Pacers me rezultatin 117-115, në një sfidë me rivalitet deri në fund. Giannis Antetokounmpo bëri diferencën me një performancë prej 33 pikësh dhe 13 rebound.

Në takimin tjetër të mbrëmjes, Houston Rockets u imponua 110-102 ndaj Dallas Mavericks, falë 53 pikëve të dyshes Sengun - Thompson, duke konfirmuar rritjen e tyre të ndjeshme në këtë fillim sezoni.

Rezultatet në NBA:

Brooklyn - Minnesota, 109-125

Indiana - Milwaukee, 115-117

Boston - Utah Jazz, 103-105

New York - Washington, 119-102

Houston - Dallas, 110-102

Memphis - Detroit, 106-114

Denver - Sacramento, 130-124

Portland - Lakers, 115-123

Clippers - Miami, 119-120