Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitorja në NBA, duke triumfuar bindshëm 111 - 142 në Washington. Protagonist absolut i takimit ishte Luka Doncic, i cili regjistroi një “triple-double” spektakolar me 37 pikë, 11 kërcime në tabelë dhe 13 asist. Në krah të tij shkëlqeu edhe LeBron James, që kontribuoi me 28 pikë dhe 13 kërcime në tabelë.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe arriti edhe Detroit, që mposhti 124 -131 Golden State Warriors. Cade Cunningham udhëhoqi miqtë me 29 pikë, duke qenë lojtari më vendimtar i ndeshjes.

Nuk zhgënjeu Phoenix, që falë 27 pikëve të Dillon Brooks mundi 126-113 Cleveland. Ndërkohë, Boston triumfoi 112-93 ndaj Sacramento, në një sfidë ku Peyton Pritchard spikati me 29 pikë.

Pa probleme fitoi edhe Denver, që kaloi 122-109 Clippers. Nikola Jokic ishte lideri i parketit, duke realizuar 31 pikë dhe duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer.

Rezultatet në NBA:

Denver - Clippers, 122-109

New York - Portland, 127-97

Boston - Sacramento, 112-93

New Orleans - Memphis, 114-106

Orlando - Toronto, 130-120

Phoenix - Cleveland, 126-113

Utah Jazz - Brooklyn, 99-109

Golden State - Detroit, 124-131

Washington - LA Lakers, 111-142