SHBA - Elita e basketbollit amerikan, NBA zhvilloi 12 ndeshjet e radhës fill pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Buzëqesh Golden State Warriors, të cilët mposhtin kampionët në fuqi të Boston Celtics 118-112 dhe arrijnë një sukses të madh. Tani Curry dhe shokët e tij drejtojnë Perëndimin së bashku me Suns (fitore ndaj Miamit) dhe me Oklahoma, e cila mposhtet nga Denver Nuggets.
Vetëm një ekip komandon në Konferencën Lindore, pasi Cleveland Cavaliers bëjnë nëntë nga nëntë. Lakers bien, krizë për Filadelfian.
Cleveland mbetet skuadra e vetme pa asnjë humbje këtë sezon në NBA, duke kryesuar renditjen në Konferencën e Lindjes. Cavaliers fituan sot 131-122 në fushën e New Orleans, sfidë ku u dallua Donovan Mitchell, autor i 29 pikëve.
Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Golden State, që falë 27 pikëve të Stephen Curry fitoi 118-112 në fushën e Boston dhe ngjit shkallët në Perëndim. Vendimtar edhe stoli për miqtë, nga ku erdhën 49 pikë.
Zhgënjen ekipi i Lakers, që u mund 131-114 në fushën e Memphis. LeBron James realizoi 39 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Në kahun tjetër, tri lojtarë të Memphis realizuan nga 20 pikë, duke bërë diferencën.
Humbjen e parë sezonale pëson Oklahoma, që u mund në sekondat e fundit 124-122 nga Denver. Edhe pse të gjithë titullarët e Oklahomës realizuan mbi 10 pikë nuk evituan dot humbjen. Edhe te Denver të gjithë titullarët realizuan në shifër të dyfishtë (Westbrook 29 pikë).
Rezultatet, 6 nëntor:
INDIANA PACERS-ORLANDO MAGIC 118-111
CHARLOTTE HORNETS-DETROIT PISTONS 108-107
BOSTON CELTICS-GOLDEN STATE WARRIORS 112-118
ATLANTA HAWKS-NEW YORK KNICKS 121-116
NEW ORLEANS PELICANS-CLEVELAND CAVALIERS 122-131
MEMPHIS GRIZZLIES-LOS ANGELES LAKERS 131-114
HOUSTON ROCKETS-SAN ANTONIO SPURS 127-100
DALLAS MAVERICKS-CHICAGO BULLS 119-99
PHOENIX SUNS-MIAMI HEAT 115-112
DENVER NUGGETS-OKLAHOMA CITY THUNDER 124-122
SACRAMENTO KINGS-TORONTO RAPTORS 122-107
L.A. CLIPPERS-PHILADELPHIA 76ERS 110-98