Oklahoma konfirmoi formën e shkëlqyer duke triumfuar 119-98 ndaj San Antonio, në përballjen mes dy prej skuadrave më të forta të Konferencës së Perëndimit. Kampionët dominuan nga fillimi në fund, me Shai Gilgeous-Alexander që ishte sërish protagonisti kryesor, duke realizuar 34 pikë.

Pas tre humbjesh radhazi, te fitorja u rikthye skuadra e Los Angeles Lakers, që mposhti bindshëm 141-116 Atlantan. LeBron James udhëhoqi kalifornianët me 31 pikë dhe 10 asistime, ndërsa Luka Doncic kontribuoi me 27 pikë.

Fitore të vështirë arriti Miami, që mundi 127-121 Phoenix. Bam Adebayo ishte lojtari më i spikatur me 29 pikë, i mbështetur nga Powell me 27 pikë. Ndërkohë, Golden State nuk hasi probleme ndaj Portland, duke fituar 119-97, me Melton që u dallua me 23 pikë.

Vazhdon të zhgënjejë Milwaukee, që tashmë ndodhet edhe jashtë zonës “play-off”, duke pësuar një humbje të thellë 139-106 ndaj Minnesota. Për vendasit u dallua Randle me 29 pikë. Në takimin tjetër, Houston triumfoi 119-113 ndaj Chicago, falë performancës së shkëlqyer të treshes Durant–Şengün–Thompson, që së bashku realizuan 74 pikë.

Rezultatet në NBA:

Miami - Phoenix, 127-121

Houston - Chicago, 119-113

Milwaukee - Minnesota, 106-139

New Orleans - Denver, 116-132

Oklahoma - San Antonio, 119-98

Lakers - Atlanta, 141-116

Golden State - Portland, 119-97