SHBA - Tre nga katër ndeshjet e programuara për sot në NBA u zhvilluan normalisht, ndërsa përballja mes Chicago Bulls dhe Miami Heat u shty pas një vonese prej afro dy orësh, për shkak të kondensimit dhe lagështisë në parket.

Problemi u shkaktua sepse vetëm 24 orë më parë në 'United Center' ishte zhvilluar një ndeshje hokeji, pasi arena shërben edhe si shtëpia e Chicago Blackhawks. Pavarësisht përpjekjeve të stafit për ta tharë fushën me fshesa dhe peshqirë, kushtet nuk u përmirësuan dhe ndeshja u shty.

Në parket, Utah Jazz arriti një fitore dramatike 116-114 ndaj Dallas Mavericks, duke vendosur gjithçka në sekondat e fundit. Lauri Markkanen ishte protagonisti kryesor me 33 pikë, duke udhëhequr skuadrën drejt suksesit.

Fitore të rëndësishme shënoi edhe Minnesota, që triumfoi 133-122 ndaj Cleveland, në një ndeshje spektakolare ku katër lojtarë të ekipit vendas realizuan mbi 20 pikë.

Ndërkohë, Indiana siguroi fitoren 112-114 falë një paraqitjeje të shkëlqyer të Pascal Siakam, i cili regjistroi 30 pikë dhe 14 kërcime në tabelë.

Rezultatet në NBA:

Chicago - Miami, e shtyrë

Charlotte - Indiana, 112-114

Minnesota - Cleveland, 131-122

Utah Jazz - Dallas, 116-114