SHBA - NBA ka vijuar me 12 ndeshjet e raundit të parë të sezonit të ri. Mbrëmjen e të mërkurës u arritën disa rezultate surprizuese, ndërsa Victor Wembanyama i San Antonios vendosi rekord.
Boston e nis me humbje sezonin e ri në NBA, pasi u mund 117-116 në shtëpi nga Philadelphia. Ndeshje e vendosur në sekondat e fundit, ku për miqtë u dallua Edgecombe, autor i 24 pikëve.
Fiton edhe ekipi i Milwaukee, që në fushën e tij mundi 133-120 Washington. Antetokounmpo e nis mirë, me 37 pikë e 14 rebound, lider në fushë për Bucks.
Zhgënjen Miami, që u mund 125- 121 në fushën e Orlando, ndeshje ku për vendasit u dalluan Banchero e Wagner me nga 24 pikë secili si dhe Bane me 23 pikë.
Mbarë e nis sezonin edhe Phoenix, që falë 31 pikëve të Booker mundi 120-116 Sacramento.
Spurs dhe Mavs kanë nisur sezonin e ri në NBA pikërisht me një duel direkt, i cili u vendos nga një paraqitje për rekord e talentit francez Victor Wembanyama. Lojtari i San Antonios ishte autor i 40 pikëve, tre bllokimeve dhe 15 topave të rikuperuar në tabelë duke ndihmuar kështu ekipin e tij që të mposhte Dallasin me shifrat 125-92. Francezi bëhet i pari lojtar në NBA prej sezonit 1977-78 që mbyll një ndeshje me këto shifra.
Rezultatet në NBA:
Charlotte – Brooklyn, 136-117
New York – Cleveland, 119-111
Orlando – Miami, 125-121
Atlanta – Toronto, 118-138
Boston – Philadelphia, 116-117
Chicago – Detroit, 115-111
Memphis – New Orleans, 128-122
Milwaukee – Washington, 133-120
Utah Jazz – Clippers, 129-108
Dallas – San Antonio, 92-125
Phoenix – Sacramento, 120-116
Portland – Minnesota, 114-118
Komente










