NBA – Thompson nënshkruan për pesë vjet me Cleveland për 82 milionë dollarë


TIRANE, 22 Tetor /ATSH-AFP/. - Cleveland Cavaliers kane finalizuar transferten e Tristan Thompson, i cili nenshkroi te merkuren, gjashte dite para nisjes se sezonit 2015-16, nje kontrate per 5 vjet ne vleren e 82 milionë dollarëve.
"Eshte nje kontrate e gjate, qe kerkon shume pune, por tashme une jam kthyer ne shtepi e do te jap me te miren per ekipin", theksoi Thompson ne Instagram.
Thompson, 24 vjeç, synonte nje kontrate per pese vjet me nje vlere prej 94 milione dollare, maksimumi i autorizuar ne Ligen kombetare te basketbollit (NBA).
Por, Cleveland Cavaliers nuk ishin te gatshem per te dhene me shume se 80 milione dollarë.
Thompson ka patur perkrahjen e yllit te NBA e te Cleveland, LeBron James.
Kanadezi, 2,06 m, e perfundoi sezonin 2014-15 me nje mesatare per ndeshje prej 8,5 pikesh.
Cleveland, qe nuk e ka fituar kurre titullin e NBA, u mund ne qershor ne finale perballe Golden State (4-2). 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit