Ish Misi i Turqisë Merve Buyuksaraç është dënur për ofendim ndaj presidentit Recep Tayip Erdogan, pasi ajo kishte shpërndarë në vitin 2014 në Instagram një poezi satirike kundër Erdoganit.

Modelja kishte thënë që i ishte dukur për të qeshur andaj e kishte shpërndarë.Misi është dënuar nga një gjykatë e Stambollit me 14 muaj burg.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)