Në kuadër të vizitës së tyre në Shqipëri, raportuesi  për Shqipërinë në Bashkimin e Europian, Knut Fleckenstein dhe eurodeputeti  Eduard Kukan,  janë pritur sot në një takim nga  Ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Ky takim u zhvillua në Ministrinë e Financave, ku u  fokusua tek mbështetja buxhetore për sektorët e ekonomisë  dhe mbështetjen e reformave, ndër të cilat një vëmendje të veçantë e morri reforma në drejtësi.

Ministri  Ahmetaj së bashku me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian bënë një ekspoze të zhvillimeve pozitive të ekonomisë shqiptare.

“Bëmë një ekspoze gjithashtu të problematikave dhe risqeve dhe në fund, u fokusuam në të gjithë instrumentet e përmirësuar të menaxhimit të financave publike, që është një reformë e ndërmarrë, së bashku me Komisionin dhe është një nga kushtet e mbështetjes buxhetore që na vjen nga Komisioni”,u shpreh Ahmetaj.

Gjithashtu, Ministri  tha se ndamë të gjitha gjetjet dhe të gjitha rezultatet përsa i përket edhe luftës kundër informalitetit.

 “Ndamë edhe parashikimet tona për vitin 2016, parashikimet pozitive të rritjes ekonomike, të cilat janë siç e kemi theksuar një rritje ekonomike rreth 3.4%, një rritje të ardhurash e konsiderueshme, që siç e keni parë në 4 muajt e fundit”, shprehet Ministri.
 
Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com