Kryeministri sllovak, Robert Fico kërkoi  një samit të jashtëzakonshëm nga Bashkimi Evropian pas dhunës në Këln ku disa gra dhe vajza ishin viktima të sulmeve seksuale.“I drejtohem presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, se do të ishte e nevojshme të thirret një samit i jashtëzakonshëm i BE-së”, deklaroi Fico në një konferencë shtypi.