Deputeti socialist, Taulant Balla, shfrytëzoi sërish sot foltoren e Kuvendit për të “ngacmuar” raportet e brishta mes ish numrit dy të PD-së, Jozefina Topalli dhe liderit aktual demokrat, Lulzim Basha. Balla iu drejtua Topallit se bie plotësisht dakord me të në një pikë, që sipas tij, Lulzim Basha nuk bën për kryetar i PD-së.
“Jozefinë, për herë të parë biem dakord bashkë: Ky Luli nuk bën për kryetar partie. S’bëri për kryetar bashkie dhe as për kryetar partie nuk bën. Këtu biem dakord bashkë...”, u shpreh Balla.
Deputeti i PS renditi disa prej arsyeve se pse sipas tij kryetari demokrat ka dështuar.
“Në 8 vitet e qeverisjes së Berishës, ministri më i dobët ka qenë Lulzim Basha, madje më i dobët se shoku Flamur (Noka). Kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, kriminaliteti arriti në nivele rekord sa për 25 vite të marra bashkë. E vutë me zor kryetar bashkie dhe gërhiu nga dita e parë deri tek e fundit”, u shpreh Balla.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com