TIRANE- Basha ka bërë thirrje në drejtim të njerëzve sipas tij të PD në administratë që të denoncojnë të gjitha rastet e largimeve nga puna, duke paralajmëruar se do të marrë masat për të siguruar mbrojtjen e tyre ligjore. “Aksioni ynë politik duhet të nisë menjëherë. Ne do luftojmë me të gjithë mjetet për të mbrojtur shërbimin civil nga revanshi që pritet të fillojë përmes ngritjes së zyrave të posaçme në të gjithë territorin e vendit, për të evidentuar çdo rast abuzivizmi të tillë, ngritjen e grupeve të posaçme juridike, në mënyrë që në përputhje me ligjet e vendit, kushdo që guxon të ngrejë hapa të tillë, të përballet në mënyrë të menjëhershme, nëpërmjet sistemit juridik shqiptar, me faturën ligjore, financiare dhe politike të një abuzivizmi të tillë”, u shpreh Basha. Duke paralajmëruar në këtë mënyrë dhe protesta.

Me këtë rast kreu i ri demokrat Basha, që me sa duket do ta ketë bosht të strategjisë së tij opozitare këtë çështje e ka bërë prezente dhe në takimin që ka pasur me ambasadorin e BE, Ettore Sequi. “Në faqe interneti te partive politike mblidhen cv militantësh duke paralajmëruar pushime masive, e punësime masive të militantëve në administratën publike”, paralajmëron Basha.
 
Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)