Faktet/  Bernd Fischer dhe Mustafa
Kruja për kryengritjen e Dukagjinit

Historiani amerikan Bernd Fischer, ndër të tjera, thotë: “Shkëndija, drejtimi dhe krejt rrjedha e kryengritjes së vitit 1926 erdhi prej vetë shqiptarëve dhe kjo vërtetohet prej faktit se në këtë moment as Roma e as Beogradi nuk dëshironin rënien e Zogut”. Përfundimi i Bernd Fischer përkon me pohimet e politikanit Mustafa Kruja, i cili kishte dijeni të plotë mbi fillimin dhe fundin tragjik të Kryengritjes së Dukagjinit. Në artikullin e botuar në gjithë faqen e parë të gazetës “Liria Kombëtare”, më 22 dhjetor 1926, me titull: “Lëvizja e Shkodrës në dritën e fakteve”, Mustafa Kruja, ndër të tjera, dëshmon:

“Kurrkush ma mirë se Koço Tasi e un’ s’ka qenë në rrjedhë të fakteve të lëvizjes së Shkodrës, posë atyne që e gatitën dhe e banë. Letrat që kam në dorë prej krenvet të lëvizjes e krejt lajmet e mia dëshmojnë në mënyrën ma absolute se:
1. Ky grup patriotësh të kulluët s’ka qenë n’asnji mënyrë i shtymë a i inkurajuem për një lëvizje prej qeverisë së Beligradit. Përkundrazi ka pasun pengim prej gjithfarësh prej sosh…
2. Kryengritësit s’kanë pasun asnji dinar prej Beligradit!
3. Kryengritësit s’kanë pasun asnji pushkë e asnji fishek të huej; posë ça kanë pasë mundun me mëshehë prej regimit tradhtuer për t’a përdorë kundra tij nga ato që kanë qenë në vend.
4. Lufta e tyne ka qenë një veprim dëshirimi thjesht patriotik, kombëtar e antifeudal.

Por duke iu referuar dokumenteve bie një hije misteri edhe për tradhtinë e ndonjë kleriku. Sipas deklatave tw ndryshme tw personaliteteve te kohës dyshimet bien për tradhtinë e Dom Loro Cakës. Do të ishte me shumë interes të dihej se kush e kishte zgjedhur komandant të përgjithshëm Dom Loro Cakën?! Spiro Kosova në kujtimet e tij, fatkeqësisht për këtë nuk flet fare. ”Me Dom Loro Caken bashkëpunuan Dom Lazër Shantoja, Kapiten Raka, Kapiten Gjeloshi, nëntoger Kolë Bibë Miraka, Spiro Kosova, Ritvan Ohri, dhe porsa u takuan për herë të parë mësuan se: Loro Caka ishte  Komandant  i Përgjithshëm” (Liria Kombëtare” fq 207-208). Dom Loro Caka ka qenë udhëheqësi dhe organizatori politik i lëvizjes antizogiste. Çfarë ka nodhur me të? Dy nga enigmat më të mëdha të kësaj lëvizjeje janë: 

Së pari, përse Dom Loro Caka kaloi kufirin me 11 nëntor 1926 , pa u këshilluar fare me Mustafa Krujën me të cilin ishte në lidhje, madje për këtë veprim nuk ka informuar fare as drejtuesit e veprimeve luftarake të terrenit, Ndokë Gjeloshin e Kolë Bibë Mirakën 

Së dyti: Përse ai dha urdhër të prerë që lëvizja të fillonte përpara kohe e cila mbeti e lokalizuar vetëm në Dukagjin dhe jo në gjithë Shqipërinë veriore, siç ishte plani? Këto pikëpyetje i kanë bërë disa studiues ta akuzojnë hapur Cakën si i vënë në shërbim të jugosllavëve që luftonte për kantonizimin e Shqipërisë të ndarë sipas kritereve fetare. Ky prift rebel kurrë nuk foli më vonë për këtë aventurë, ai vdiq dhe misterin e mori me vete në varr...


Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U ekzektua në Novoselë, Kristjan Marku ishte nip i Martin Bardhit të vrarë në shtator 2023 më Rrëshen

U ekzektua në Novoselë, Kristjan Marku ishte nip i Martin Bardhit të vrarë në shtator 2023 më Rrëshen