Ministri i brendshëm Sajmir Tahiri, konfirmoi vrasjen e Ervin Hasanajt, shqiptarit që kishte luftuar në Siri përkrah forcave të ISIS-it, por që më pas kishte refuzuar të luftonte për këtë të fundit.

Sipas Tahirit, Ministria e Brendshme do të vijojë të mbajë kontakte agjetncitë partnere për të verifikuar rastin me hollësi. 

Ervin Hasanaj kishte shkuar në vitin 2013 në Siri, për të luftuar përkrah luftëtarëve të tjerë të huaj të rekrutuar nga ISIS. Me vete ai kishte marrë edhe gruan me dy fëmijët e tij, por ai është ekzekutuar nga ISIS. 
 
Vdekja e tij iu mbajtur e fshehtë gruas Nexhmije Beka dhe dy fëmijëve të tyre, përkatësisht 4 dhe 2 vjeç. Ai është shqiptari i 17-të i vdekur në territorin islamik nga 90 shqiptarë të rekrutuar që do të luftonin për xhihad.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)