Kupa, “paqe” në Vlorë, Tirana shtyn
 festën, Kukësi dhe Partizani fitojnë

 Kupa, “paqe” në Vlorë, Tirana shtyn<br /> festën, Kukësi dhe Partizani fitojnë
Kukësi dhe Partizani kanë hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë pas përfundimit të ndeshjeve të para çerekfinale që janë zhvilluar ditën e mërkurë.
Kukësi ashtu sikur pritej hodhi një hap të sigurt për më tej pas fitores 2-0 në Shkodër përballë Vllaznisë, e cila pavarësisht tentativave të shumta për të lënë gjurmë në këtë sfidë nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës.

Kukësit iu deshën vetëm 9 minuta për të mbyllur ndeshjen, pas golave të Pejic në minutën e 2 dhe të Lushtakut në të 9’. Golat e shpejtë çorientuan vendasit e drejtuar nga Raineri. Surprizë ishte fitorja e Partizanit ndaj Laçit me rezultatin e pastër 2-0 në fushën e Ilirisë.

Të kuqtë gjithmonë kanë hasur vështirësi ndaj bardhezinjtë, por në Kupë duket se Laçi nuk ka objektiva, pasi impenjimi nuk ishte si në një ndeshje kampionati. Për këtë ndoshta ndikoi edhe lodhja nga ndeshja me Skënderbeun në fundjavë në Korçë ku shpenzuan shumë energji.

Golat për ekipin e Partizanit u shënuan nga Trashi në të 9’ dhe  Bylykbashi në të 17’ që i shënon për herë të dytë me fanllën e Partizanit, Laçit brenda pak ditëve. Surprizë ishte edhe Apolonia, që i mori një barazim Tiranës në Krujë.

Bardheblutë u befasuan që në fillim nga golat e modestëve të Apolonisë me Ribajn dhe Uzunin në të 29’ dhe 43’ duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Por në të dytën Tirana reagoi duke barazuar me Morinën në të 49’ dhe Karabecin 62’ duke lënë të hapur kualifikimin për në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Fier.

Në Vlorë nuk pati fitues, pasi Flamurtari dhe Skënderbeu u ndanë në barazim 1-1 duke e shtyrë kualiifkimin për në ndeshjen e kthimit në Korçë pas 2 javësh. Golat në sfidën e Vlorës u shënuan nga Nikolic për Flamurtarin dhe kapiteni Shkëmbi për kampionët e Superiores.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra