“Gratë e Biblës” për 1-vjetorin
e Papa Françeskut në Shqipëri

 “Gratë e Biblës” për 1-vjetorin<br />e Papa Françeskut në Shqipëri
"Gratë e Biblës" do të jetë ekspozita e re në Galerinë Kombëtare të Arteve me tablotë e piktorit Jorgaq Gogu. Ekspozita hapet me 21 Shtator  2015, ora 19.00, në sallën e vogël të ekspozitave të përkohshme.
 
Ekspozita e kuruar nga Ylli Drishti prezanton rreth shtatëmbëdhjetë vepra, të cilat vijnë si një cikël piktorik të realizuar nga artisti në periudhën 2014 – 2015. Tablotë e frymëzuara nga imazhet femërore të Biblës, janë të gjitha në përmasat  100 x 150 cm, në teknikën vaj në kanavacë. 
 
Duke u inspiruar nga shkrimet biblike, nga ngjarjet e treguara që i ofrojnë atij imazhet, atmosferës biblike, piktori shfaqet përpara publikut sipas një gjuhe artistike vetjake, moderne dhe komunikuese. Karakteristikë e tablove të piktorit Jorgaq Gogu  janë zgjidhjet kompozicionale, ku spikasin figurat monumentale me lëvizje të fuqishme  me qëndrime ulur apo në këmbë. Në tablo figurat femërore dhe Krishti janë pikturuar në lëvizje të vazhdueshme, të vrullshëm dhe me nota të fuqishme grafike.
 
Cikli i veprave në këtë ekspozitë ofron një këndvështrim të tijin artistik mbi imazhet e “Gruas” në Testamentin e Ri, por piktura e Gogut pasuron mozaikun e arteve pamore bashkëkohore shqiptare.
 
Ekspozita e piktorit Jorgaq Gogut në GKA  përkon me një vjetorin e vizitës së Papa Franceskut në Tiranë.
 
Piktori Jorgaq Gogu lindi në qytetin e Beratit. Studioi në Liceun Artistik “Jordan Misja”  në Tiranë, nën drejtimin e pedagogëve Janaq Paço, Thanas Papa, Abdurrahim Buza dhe më pas  punon për tre vite mësues vizatimi në qytetin e Kuçovës. Nga viti 1971, Jorgaq Gogu ishte piktor skenograf në Pallatin e Kulturës “Tekstilisti” si dhe piktor dizajni (modelist) në Kombinatin e Tekstileve, Berat. Vetëm pak kohë pasi u kthye në Tiranë, ai la Shqipërinë për të jetuar në Greqi. Gjatë qëndrimit në Athinë, bashkëpunoi me studion e skulptores së njohur greke Maria Papakostandinu.
 
Pas rikthimit në atdhe në vitin 2004 e në vazhdim jeta e  Jorgaq Gogut është përqëndruar vetëm tek piktura. Jorgaq Gogu ka marrë pjesë në ekspozitat lokale dhe kombëtare duke filluar nga viti 1965. Në vitin 1982 ai çeli ekspozitën e parë vetjake në pikturë dhe më tej realizoi 4 ekspozita të tjera kryesisht në Tiranë (MHK). Përveç vizatimeve me penë, kryesisht peizazhe nga qyteti muze i Beratit, ai ka realizuar edhe punime në skulpturë: relieve e skulpturë të rrumbullakët. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot