“Një lodër në vend të lëmoshës së përditshme”, titullohet fushata e organizuar nga Komuniteti Mysliman, Drejtoria e Çështjeve Sociale, për “fëmijët e rrugës” në Tiranë.
Paketa që iu ofrua këtyre fëmijëve, të cilët i shohim shpesh në trotuaret e Tiranës apo duke fshirë xhamat e ndonjë makine, përbëhej nga një bluzë, një lodër, një kroasan dhe një shishe ujë. Në dukje diçka e paktë, por që arriti qoftë edhe për një moment t’u kthejë buzëqeshjen mbi 50 fëmijëve në qendër dhe në periferi të kryeqytetit Edvin Kuçi, drejtor i Çështjeve Sociale në Komunitetin Mysliman, theksoi se qëllimi i institucionit me organizimin e kësaj fushate, është që të ndërgjegjësojë shoqërinë dhe të zgjojë interesin e saj për rolin që duhet të ketë ndaj kësaj kategorie.
Ndërsa Lauren Luli, përgjegjës i Sektorit të Rinisë në KMSH, u shpreh: “Kjo nismë duhet të shërbejë si nxitje për secilin prej nesh për të treguar sa më shumë kujdes e dashuri për këtë kategori.”
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com