Megjithëse shpresonin se do të fitonin çmimin “Oscar” për filmin e metrazhit të shkurtër, ekipi i filmit “Shok” ndihet mirë për atë që bënë, pasi sipas tyre e gjithë njohu Kosovën.

Të gjithë aktorët e këtij filmi u pritën me brohorima nga familjarët dhe miqtë në aeroportin e Prishtinës.
 
Në një konferencë për mediat ata treguan përvojën e tyre si dhe atë që përjetuan kur morën vesh se nuk është fituesi i çmimit OSCAR.
 
Çmimin e shumëpritur jo vetëm nga aktorët por nga gjithë shqiptarët  në edicionin e 88 të OSCAR e rrëmbeu filmi irlandez “Stutterer”.