Londra: Siria do të jetë
'Bosnja e ardhshme'

 Londra: Siria do të jetë<br />'Bosnja e ardhshme'
LONDER- Britania paralajmëron se Siria rrezikon të bëhet “Bosnja e ardhshme”. Ministri i Jashtëm britanik, William Hague, ka deklaruar se përdorimi i armëve të rënda ndaj popullsisë nga ana e qeverisë siriane, si dhe mungesa e ndërhyrjes nga jashtë, do të çojnë në një luftë civile dhe vrasje masive ashtu siç ka ndodhur më parë gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Në Sarajevë në fillim të viteve 1990 forcat e armatosura të serbëve të Bosnjës  kanë përdorur artilerinë dhe armë të rënda kundër civilëve të paarmatosur.
Njëzet vite më vonë në Homs të Sirisë në fillim të këtij muaji video amatore janë shfaqur duke treguar të shtëna me predhave dhe mortaja ndaj shtëpive të popullatës civile.

 

Duke iu referuar këtyre të dhënave, ministri i Jashtëm britanik William Hague tha se ka paralele të rrezikshme mes të dy konflikteve dhe paralajmëron se Siria me shpejtësi është duke ndjekur të njëjtën rrugë drejt luftës civile.
“Siç po shihet regjimi në Siri është duke përdorur armë të rënda kundër zonave të populluara me civilë dhe më pas dërgon forca paramilitare që të vrasin njerëz. Kjo të kujton Bosnjën e viteve '90. Prandaj unë nuk mendoj se ne duhet ta krahasojmë këtë me situatën e vitit të kaluar në Libi”.-deklaroi Hague.

Ai ka akuzuar Rusinë për bllokimin e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit sirian. Por ai nuk dha shenja se Perëndimi është duke shqyrtuar mundësinë e një ndërhyrje ushtarake,  edhe pse ai nuk e përjashton atë. 
Ndërkaq përfaqësuesi i OKB Ladsous ka deklaruat se Siria është tashmë një vend i përfshirë në luftë civile pas përshkallëzimit alarmant të dhunës. Sipas Ladsous një pjesë e madhe e rajoneve në Siri janë jashtë kontrollit të qeverisë.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur