Të paktën 64 persona kanë humbur jetën dhe 87 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një autobombe  në një treg në Bagdat.  Mes viktimave ka  gra dhe fëmijë, ndërsa personat e plagosur janë në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja e rënde ndodhi në lagjen Sadr City zonë e cila është sulmuar disa herë nga atentatet terroriste.

Shtetit islamik Isis ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit. Gjatë një deklarate në rrjetet sociale ISIS konfirmoi se donte të godiste një mbledhje të ushtarëve shiit.

Sipas informacioneve në makinë ishte vendosur një sasi e madhe eksplozivi. Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe shkaktoi dëmtime të disa automjeteve dhe ndërtesave prane vendit të ngjarjes. Zonat tregtare janë shënjestër e zakonshme e militanteve të ISIS në Irak. Në muajin shkurt në dy sulme me bomba gjetën vdekjen 70 persona.

Pas rënies së regjimit të Sadam Huseinit, Bagdadi është i përfshirë nga dhuna sektare, mes shiitëve dhe sunitëve të mbështetur nga Shteti Islamik dhe Al-Kaeda. 

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)