Në një fjalim vjetor për diplomatët, i cili tashmë njihet si adresimi i tij për “Shtetet e Botës”, Papa Francesku ka bërë thirrje për dialog me Korene e Veriut:
/Shqiptarja.com
“Është me rëndësi parësore të mbështesim çdo përpjekje për dialogun në Gadishullin Korean në mënyrë që të krijohen mënyra për të tejkaluar konfliktet, për të rritur besimin e përbashkët dhe sigurimin për një të ardhme paqësore për popullin korean dhe gjithë botën”, ka thënë ai.
Papa Françesku u ka bërë thirrje të gjitha kombeve të mbështesin dialogun për uljen e tensioneve në Gadishullin Korean dhe të punojnë për një ndalim ligjor për armët bërthamore.
Ai i ka bërë këto komente drejt diplomatëve një ditë para se Koreja Veriore dhe ajo Jugore pritet të diskutojnë pjesëmarrjen e Koresë Veriore në Lojërat Olimpike Dimërore.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com







