Menjëherë pas grushtit të Shtetit të ndodhur në Turqi, Partia Drejtësi, Integrim e Unitet ka reaguar, duke thënë se mbështet institucionet e Shtetit turk dhe thekson se, e vetmja rrugë për të qeverisur është ajo përmes votës së popullit.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PDIU thekson se, të gjitha institucionet ndërkombëtare reaguan njëzëri në mbrojtje të demokracisë.
Ja deklarata për shtyp e shpërndarë nga PDIU
PDIU ndoqi me shqetësim, ngjarjet e tentativës për grusht shteti në Turqi. Shprehim keqardhje dhe ngushëllim për viktimat, që humbën jetën gjatë orëve të djeshme. Ne mbështesim institucionet shtetërore, vlerat e demokracisë. Ne besojmë se e vetmja rrugë për të qeverisur është vota nga populli. Fatmirësisht, kjo tentativë u mbyll dhe populli turk tregoi qëndresën e tij, për të mbrojtur demokracinë. Të gjithë institucionet ndërkombëtare reaguan njëzëri në mbrojtje të demokracisë, që tregon se bashkë ne do të dimë t’i ruajmë vlerat tona të përbashkëta.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com