Vendimi i CAS lidhur me ndeshjen Serbi-Shqipëri e luajtur në datën 14 tetor 2014, do të jepet në 16 prill. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të vendosë nëse do të ndryshojë apo jo renditja e Grupit I. Kjo do të jetë data në të cilën Shqipëria do të marrë përgjigjen përfundimtare dhe më të rëndësishmen për ndeshjen e vitit të kaluar në Beograd.
Pavarësisht përpjekjeve të juristëve shqiptarë për të afruar datën e vendimit nga ana e KAS, ky i fundit vendosi të mblidhet më 16 prill. Më 8 janar, KAS njoftoi se Shqipëria dhe Serbia kishin paraqitur zyrtarisht ankimimin e tyre për vendimit e Komisionit të Disiplinës dhe atij të Apelit të UAFA-s, duke kërkuar anulimin e vendimit të qeverisë së futbollit europian.
UEFA vendosi në favor të Serbisë duke i dhënë ndeshjen 3-0 në tavolinë Serbisë e duke e penalizuar më pas këtë të fundit me heqjen e 3 pikëve për dhunën e ushtruar nga tifozët e saj. FSHF gjithashtu u ndëshkua dhe me 100 mijë Euro gjobë.
Ndërkohë që qeveria e futbollit kontinental nuk mori në konsideratë koret me karakter racist dhe as dhunën e ushtruar ndaj kuqezinjve duke penalizuar Shqipërinë për mosrikthimin në fushën e lojës. Gjithsesi me 16 prill do të mësohet përfundimisht nëse do të ketë drejtësi për kuqezinjtë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com