SHBA, Trump heq dorë nga
ndjekja penale e Hilary Clinton

 SHBA, Trump heq dorë nga<br />ndjekja penale e Hilary Clinton
SHBA-Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka hequr dorë nga ndjekja penale e kandidates Clinton që kishte premtuar gjatë fushatës së tij për president.

Në turin e falenderimit në Michigan, turma e mbështetësve të Trump po thërriste në kor “burgose atë”, Trump u përgjigj, “Kjo dha një rezultat të mirë gjatë fushatës, por tani ne nuk duam t’ia dimë, apo jo?” Thirrja për burgosjen e kandidates Clinton gjatë fushatës presidenciale ishin shumë të pranishme në retorikën e Trump.

Ai madje premtoi se do të caktonte një prokuror special për të hetuar përdorimin e një serveri privat të postës eklektronike nga Hilary Clinton gjatë kohës që ishte Sekretarja e Shtetit. Në një intervistë për New York Times, Trump, i pyetur nga gazetari për ndjekjen penale të Hilary Clinton, deklaroi se nuk do ta rekomandonte një gjë të tillë.

Redaksia Online
(D.T/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji