Ndërhyrja e influencës ruse në
Shqipëri? Yee:Të jemi vigjilentë

Ndërhyrja e influencës ruse në<br />Shqipëri? Yee:Të jemi vigjilentë
Në një takim me gazetarët  zyrtari i lartë i DASH Hoyt Brian Yee, foli edhe mbi situatën në Ballkan, konkretisht, në Shqipëri.
 
Ai u pyet lidhur me influencën ruse në Shqipëri.
 
Yee tha se Rusia ka tentuar disa herë në vendet e Ballkanit, ndaj duhet të jemi vigjilentë dhe të shikohet me kujdes çdo veprim i Rusisë.
 
Sipas zyrtarit të DASH duhet siguruar që nuk ka asnjë rrugë apo hapësira dobësie që Rusia apo aktorë të tjerë të jashtëm mund të shfrytëzojnë për të pasur ndikim.
 
Gjithashtu Yee u shpreh se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e Malit të Zi vitin e kaluar, në zgjedhjet e Amerikës, për të pasur ndikim mbi mënyrën si zhvillohen proceset demokratike.
 
Përgjigja e plotë e Yee
 
Rusia është përpjekur prej kohësh që të pengojë Ballkanin perëndimor nga anëtarësimi në NATO, por edhe në Bashkimin Evropian. Ajo do preferonte t’a shihte Ballkanin më afër Rusisë, ose të paktën neutral, në mënyrë që të ketë ndikim maksimal në rajon. Në pikëpamjen tonë, është shumë e rëndësishme që vendet, vendet sovrane, të kenë të drejtën për të vendosur vetë për rregullat e tyre të sigurisë, për aleancat, për organizatat ku duan të anëtarësohen.

Kështu është. Kështu është, ne besojmë në rolin absolutisht thelbësor të sovranitetit të vendeve për të vendosur, pa asnjë vend me të drejtën e vetos, qoftë ky Rusia apo çdo vend tjetër. Asnjë vend i tretë nuk duhet të vendosë veton nëse Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, apo nëse Mali i Zi anëtarësohet në NATO, apo nëse Bosnjë-Hercegovina anëtarësohet në Bashkimin Evropian apo në NATO. Rusia po përpiqet, të gjithë e pamë se çfarë ndodhi në Malin e Zi tetorin e kaluar, Rusia u përpoq të ndërhynte në zgjedhje, Rusia është përpjekur të ndërhyjë në disa zgjedhje, përfshirë edhe tonat, për të pasur ndikim mbi mënyrën si zhvillohen proceset demokratike. Prandaj është e rëndësishme që ne të qëndrojmë vigjilentë, ne po vëzhgojmë me kujdes atë që Rusia po bën, dhe po marrim hapa për të mbrojtur veten tonë. Dua të them, për të përfunduar argumentin tim, se zbatimi i ligjit është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim.

Duhet siguruar që nuk ka asnjë rrugë apo hapësira dobësie që Rusia apo aktorë të tjerë të jashtëm mund të shfrytëzojnë për të pasur ndikim, nëpërmjet korrupsionit apo parave, për të pasur ndikim në vendimmarrje, në institucione, që asnjë aktor i jashtëm nuk mund të ketë. Për sa i përket pyetjes tuaj të dytë, ky vendim i takon qeverisë, opozitës, dhe partive në Parlament. Ne besojmë se ekziston një propozim i mirë që është ofruar nga anëtarët e Parlamentit Evropian, që mund të jetë një pikënisje e mirë për një marrëveshje. Ne shpresojmë që palët do ta përdorin atë si bazën për t’u bashkuar në interes të vendit të tyre, në interes të rajonit, në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhje pa vonesa të panevojshme.


Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi