Ndërhyrja në zgjedhjet amerikane,
Akuza: Moska furnizoi Wikileaks

Ndërhyrja në zgjedhjet amerikane,<br />Akuza: Moska furnizoi Wikileaks
SHBA- Një tjetër akuzë ndaj Moskës, inteligjenca amerikane dyshon se jo vetëm Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA duke vjedhur kibernetikisht informacione, por këto të fundit i janë shpërndarë edhe Wikileaks.

Një ditë më parë themeluesi i saj Assange u shpreh se Moska nuk kishte lidhje me vjedhjen kibernetike, cka u mbështet edhe nga Trump

Pak muaj më parë autoritetet amerikane konfirmuan  se mbrapa ndërhyrjes kibernetike ishin pikërisht agjentët 007 të Rusisë.

Por nga ana tjetër presidenti Trump  ka ironizuar edhe shërbimet inetligjence lidhur më këtë cështje duke u shprehur se nuk është informuar në kohë dhe sipas tij kjo është e çuditshme . 

Ndërsa pritet që manjati të takohet me shefat e inteligjencës  drejtorin e CIA John Brennan, drejtorin e FBI James Comey dhe numrin 1 të inteligjencës amerikane James Clapper mediat raportojnë se presidenti ka në plan shumë ndryshime për agjensitë e inteligjencës.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com


 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf