Ndërhyrjet e ARRSH në Lezhë-
Shkodër shoferët:Të rrezikshme

Ndërhyrjet e ARRSH në Lezhë-<br />Shkodër shoferët:Të rrezikshme
Kryqëzimi që lidh Njesinë Administrative të Blinishtit në Lezhë me supërtradën Lezhë-Shkodër është kthyer në një burim për aksidente automobilistike.

Situatën e ka përkeqësuar më tej Autoriteti Rrugor me ndërhyrjen për vendosjen e barrierave mbrojtëse që në fakt kanë ulur fushëpamjen për drejtuesit e automjetëve që do të dalin nga rruga dytesore për në superstradë.

Këto barriera kanë krijuar edhe një kënd 90 gradë që i nxjerr mjetet menjehëre në gjysmën e rrugës.Vetë barrierat kanë dalje në rrugë që do të thotë më shumë mundësi që mjetet të perplasen në të.

Drejtuesit e mjeteve, por edhe banorë të zones e cilesojnë një rrezik të shtuar për një zonë që ka qenë mjaft e rrezikshme këtë ndërhyrje të kryer gjatë ditëve të fundit.Frika për aksidente të mundshme është shtuar ndjeshem në këtë kryqezim, ndërsa kerkohet kryerja e një studimi të shpejtë nga Autoriteti Rrugor.

Vetëm gjatë 5 vitëve të fundit kanë humbur jeten në këtë vend mbi 10 përsona, fakt që e dëshmojnë edhe labidarët që janë ngitur aty.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot