Tre javë pas përplasjes me makinë ndëron jetë në spitaline Sidneit aktorja e njohur, në makinë me aktoren ndodheshin edhe tre persona të tjerë që ishin familjarët e aktores të cilët kanë ndëruar jetë.
/Shqiptarja.com
Jessica Falkholt ndëroi jetë gjashtë ditë pasi ju hoqën pajisjet që e mbanin në jetë.
Aktorja 29-vjeçare ka luajtur shumë episode nga drama "Home and Away" në vitin 2016.
Falkholt ishte mbijetuesja e fundit e aksidentit të 26 dhjetorit në bregun jugor të Sidneit, ku prindërit e saj Lars dhe Vivian Falkholt vdiqën menjëherë pas aksidentit. Ndërsa motra 21-vjeçare e aktores, Annabelle vdiq në spital tre ditë më vonë.
Qindra njerëz u mblodhën në një kishë të Sidneit një javë më parë për funeralet e tre anëtarëve të familjes Falkholt.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com









