Ndërprerja e dritave,OSHEE:Shkak
ngarkesa, s’ka problem në operato

Ndërprerja e dritave,OSHEE:Shkak<br />ngarkesa, s’ka problem në operato
TIRANË - Ndërprerja e energjisë elektrike në disa zona të Tiranës, por edhe në qytete të tjera të vendit ka bërë që OSHEE, nëpërmjet një deklarate për shtyp të njoftojë të gjithë qytetarët se ndërprerja e energjisë elektrike nuk ka ardhur si rezultat i ndonjë defekti apo e planifikuar nga OSHEE, por për shkak të rritjes së menjëhershme të konsumit.

OSHEE thotë se rritja e temperaturave gjatë ditëve të fundit, janë konstatuar një sërë defektesh në rrjetin e shpërndarjes në Kryeqytet.

Më tej, në njoftim e OSHEE garanton abonentët se rastin e ndërprerjeve të të planifikuara , kur Operatori i Sistemit të Transmetimit kryen remonte në n/stacione, OSHEE bën publike oraret e ndërprerjeve dhe kohëzgjatjen e tyre.

 
OSHE thotë se më problematike situata është shfaqur në rrethinat e qytetit dhe fshatra ku rrjeti është edhe më i amortizuar.

“Rreth orës 19:00 të ditës së djeshme, një defekt në fiderin 18 të n/stacionit Kashar ka lënë pa energji disa pallate pranë Kombinatit të Mishit Yzberisht dhe në Unazën e re. Brigada e avarive ndodhet në terren duke punuar me intensitet për zbulimin dhe riparimin e defektit në një kohë sa më të shpejtë.
Këputja e përcjellësave ka shkaktuar mungesë për disa orë të energjisë elektrike edhe në zonën e Freskut në Tiranë. OSHEE ka mundur të riparojë dëmin e shkaktuar duke kthyer energjinë elektrike në këtë zonë.
OSHEE ju bën me dije se në faqen e saj zyrtare në internet www.oshee.al gjeni të publikuar numrat e telefonit të dispeçerive në gjithë vendin, ku qytetarët mund të japin dhe të marrin informacion për defektet apo ndërprerjet e energjisë në zonat e tyre të banimit. 
Për Tiranën, OSHEE vë në dispozicion 3 numra telefoni: 04235529; 042355270; 042355888”
, - thuhet në njoftimin e OSHEE
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 
  

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ernest Muçi, talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë

Ernest Muçi, talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë