Aktori dhe këngëtari Cory Monteith është gjetur i pajetë në dhomën e hotelit “Pacific Rim”, në Vankuver. Cory, i cili është bërë i njohur për shkak të rolit të tij në serialin e njohur “Glee” kishte kaluar mbrëmjen me miqtë e tij dhe ishte rikthyer në dhomën e hotelit i vetëm.

Sipas policisë dyshohet se abuzimi me ndonjë substancë narkotike apo me alkoolin të kenë luajtur rol në vdekjen e tij të parakohshme, ndërsa 31-vjeçari nuk njihet për probleme me depresionin.

Cory Monteith ka qenë në një lidhje rreth dy-vjeçare me bashkëprotagonisten në serialin “Glee” Lea Michelle. Mesazhe të shumta ngushëlluese kanë ardhur për aktorin në faqen e tij zyrtare në Twitter.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com