Boutros Boutros-Ghali, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Vdekja e tij është konfirmuar nga Rafael Dario Ramirez Carreno, kreu i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Egjiptiani Boutros-Ghali ka qenë i pari arab që ka mbajtur postin e më të lartë në OKB.

Ai e mori këtë detyrë në vitin 1992, pas rolit të tij përcaktues në luftën e Gjirit Persik, dhe e mbajti për 5 vite. Ish-ministër i Jashtëm i Egjiptit, Boutros-Ghali e udhëhoqi OKB-në gjatë një nga periudhave më të vështira të saj, me kriza në Somali, Ruandë etj

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)