Legjenda e muzikës bluz, Riley B. King, ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.

Avokati i tij tha se King ka vdekur në gjumë në shtëpinë e tij në Las Vegas, ndërkohë që prej kohësh vuante nga diabeti. 

Madje prej disa kohësh ai e kishte ndërprerë aktivitetin e tij muzikor pikërisht për shkak të sëmundjes.

Ai ka lindur me 16 shtator 1925 në qytetin Itta Bena, në shtetin amerikan në Mississippit. King si i ri këndoi në korin e kishës.

Në moshën 12 vjeçare ai e bleu kitaren e tij të parë, ndoshta pa qenë i vetëdijshëm që ku instrument do e përcillte tërë jetën.

b.b king


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)