Ndërron jetë legjenda e Realit
të Madridit, Alfredo Di Stefano

Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare në spitalin Gregorio Maranon, legjenda e Realit të Madridit, Alfredo Di Stefano. Di Stefano pësoi një atak kardiak në zemër ditën e shtunë, mjekët bënë gjithçka për normalizimin e gjendjes shëndetësore të legjendës së Realit, por nuk ia dolën.

Di Stefano ishte një nga futbollistët më të mirë të Realit të Madridit, por edhe të futbollit botëror. Di Stefano ishte president nderi i Realit të Madridit dhe konsiderohet si një nga 4 më të mirët në botë së bashku me Pele, Cruyff dhe Maradona.

11 vjet si lojtar i Real Madridit, nga 1953 - 1964 Di Stefano ka zhvilluar 282 ndeshje dhe ka shënuar 216 gola, fitoi 8 kampionate dhe 5 Kupa Kampionesh.  Ai ka luajtur me tre skuadra të ndryshme kombëtare si Argjentina, Kolumbia dhe Spanja, por nuk ka marrë kurrë pjesë në një Kupë Bote.

Që prej vitit 2000 ai mbante postin e Presidentit të Nderit tek klubi spanjoll.

Real Madrid njoftoi se presidenti i nderit, Alfredo Di Stefano, vdiq sot në 17:15 në Spitalin e Përgjithshëm Universitario Gregorio Marañón në Madrid. Presidenti i Real Madridit Florentino Perez shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë për humbjen e madhe.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra

Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra