BEOGRAD- Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçe në Beograd, letrari, akademiku dhe ish-kryetari i RFJ-së, Dobrica Qosiç.

Qosiç për vite të tëra manifestoi urrejtjen e tij ndaj popullit shqiptar qoftë përmes shkrimeve apo fjalimeve. Ai ditë më parë ishte shtruar në spital për shkak të problemeve me zemër.

Ai ishte edhe ideator i politikave të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës me Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986.

Ai ka përkrahur hapur regjimin e diktatorit Milosheviç dhe gjenocidin e Karaxhiçit dhe Mladiçit në Bosnjë dhe Kroaci. Mbetet i njohur me fjalorin tij nacionalist.

Ai, pasi u largua nga politika ishte angazhuar për ndarje të Kosovës.

Në paraqitjen e fundit të tij publike, ai kishte deklaruar se me Kosovën është e kot të merret më, pasi ajo është e humbur.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)