Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktorja e njohur Rosemary Leach, në moshën 81-vjeçare. Rosemary Leach ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë, njoftoi agjentja e saj.
/Shqiptarja.com
Leach u bë e njohur me rolet e saj në filmat “A Room Eith A Vieë” dhe “Tha’ll Be The Day”. Ajo gjithashtu ka luajtur në rolin e Grace në serialin “My Family”. Leach është vlerësuar me disa çmime të njohura për shkak të performancës së saj kinematografike.
“Ndjej trishtim të madh që Rosemary Leach ndërroi jetë ditën e djeshme në spital”, ka thënë agjentja e saj, Caroline de Eolfe. Gjatë karrierës, Leach në dy raste e ka luajtur edhe rolin e mbretëreshës Elizabeth II.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com









