Ndërron jetë  artisti Fitim Domi
i njohur si "Mixha Ramë"

Ndërron jetë  artisti Fitim Domi<br />i njohur si "Mixha Ramë"
Ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare artisti i mirënjohur, Fitim Domi i njohur ndryshe edhe si Mixha Ramë.

Domi ka punuar për një kohë si redaktor për programet artistike në ish-Radio Prishtina, ndërsa së fundmi ka qenë i angazhuar si redaktor i një programi kulturor në Radio Kosova.

Roli më i famshëm i tij është ai i Mixhë Ramës, me çka e njohin më shumë adhuruesit e artit. Ai një pjesë të jetës e ka kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po me këtë rast NISMA për Kosovën shprehu ngushëllime për familjarët, miqtë dhe dashamirët e artistit të njohur Fitim Domi (Mixha Ramë), i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të shkurtër.

NISMA për Kosovën vlerëson se Mixha Ramë ishte një vlerë e madhe kulturore për ne, i cili në çdo kohë do të mbetët në mendjet tona!/KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar