Ndërtimi i stadiumit në Shkodër
tifozët- Ramës: Mbaj premtimin

Ndërtimi i stadiumit në Shkodër<br />tifozët- Ramës: Mbaj premtimin
Dhjetë ditë pas dhunës në ndeshjen me Serbinë në Beograd, më 24 Tetor kryeministri Rama përmes një konference për shtyp shprehej se “Sot kam marrë vendimin për t’i vënë një datë çeljes së dyerve të stadiumit të ri olimpik të Shkodrës, me të gjithë parametrat e UEFA-s.

Në ndeshjen e kthimit Shqipëri – Serbi, duhet të ketë vend për të paktën njëzet mijë zemra kuqezi", njoftoi Rama. Tashmë kur duhen edhe afro 7 muaj nga ndeshja e kthimit që do të zhvillohet përballë Serbisë, tifozët shkodranë përmes një statusi në Facebook i kanë kujtuar kryeministrit premtimin për ndërtimin e stadiumit.

Përmes një statusi tifozët i drejtohen kryeministrit “Ndërto stadiumin Loro Borici ose mos shkel me ne Shkoder !!”. Në disa nga komentet e tyre, tifozët shprehen se nëse nuk mban fjalën Rama nuk është i mirëpritur në Shkodër, ndërsa të tjerë kujtojnë 24 vitet e kaluara duke fajësuar ish-kryeministrin Berisha.
rama
Disa nga komentet e tifozëve
 
Dritan Leti Z.Kryeministri e tha fjalen e vet qe ne tetor te vitit 2014 se stadiumi Loro Boriçi do te jete gati per ndeshjen me serbin .....Edhe ne shkodranet po presim nga dita ne dite ? Z,Kryeministri do te din se nuk eshte kollaj me u tallur me popullin shkodran .ai eshte mund te hyn e mund te dal sa her ne shkoder se eshte shtet ,por do jet i pa mirpritur e do te shikohet me neveri nga te gjithe shkodranet nese nuk e mban fjalen e dhene .
 
Gasper Kolndrekaj me vjen keq qe prap po zgjoheni me kete enderr....stadiumin nuk do e ndertoje asnjehere ai njeri.atij nuk i erdhi mllefi sot....ai e ka ne gen mllefin per shkodren.
 
Albb Albion Nicee Edi Rama mendohu mire cka duke bere e duam stadiumin nuk na intereson doshi ne

Rafael Tahiraj Ore pse nuk ja u beri sala per 24 vjet ju



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni