Ndëshkohen marinsat USA, dogjën
Kuranin urinuan mbi kufoma

Ndëshkohen marinsat USA, dogjën<br />Kuranin urinuan mbi kufoma
KABUL- Gjashtë ushtarakë amerikanë janë ndëshkuar për përfshirjen e tyre në ngjarjet e muajit shkurt në Afganistan ku u dogjën afro 100 libra të shenjtë. Gjithësesi siç raporton BBC ndaj tyre nuk do të ketë procedim penal ndonëse veprimi që kryen shkaktoi një valë protestës që la të paktën 30 të vdekur dhe dy ushtarakë amerikanë të vrarë. Hetimi i kryer nga ushtria amerikane doli në përfundimin se nuk ka patur asnjë qëllim të mbrapshtë për të treguar mungesë respekti për islamin.

Tre marinsa amerikanë gjithashtu janë përballur me masat disiplinore pasi thuajse në të njëjtën kohë u shfaqen në një video ku urinonin mbi trupat e vdekur të luftëtarëve afganë. Sa i takon djegies së kuranëve, gjashtë ushtarakët përballen me ndëshkim administrativ që parashikon ulje në gradë, detyra shtesë ose gjobë financiare. Menjëherë pas ngjarjeve të 20 shkurtit Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai kërkoi një gjyq publik për ushtarakët e përfshirë në këto akte të pahijshme.

Zyra e tij i tha Associated Press se Karzai do të rishohë këtë vendim dhe do të përgjigjet të martën. Ushtria amerikane e ka pranuar se 100 kurane dhe libra të tjerë të shenjtë u dogjën në bazën ajrore të Bagramit në veri të Kabulit. Librat ishin grumbulluar në bazë pasi dyshohej se përmes tyre talebanët mund të shkëmbenin mesazhe të fshehta.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)