Ndahen çmimet “Bekim Fehmiu” në
kinematografi, fitues regjisori Qosja

Ndahen çmimet “Bekim Fehmiu” në<br />kinematografi, fitues regjisori Qosja
PRISHTINE - Në Prishtinë janë ndarë çmimet Bekim Fehmiu në kinematografi. Ndarja e çmimeve u bë nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, i cili tha se ky është vlerësimi më i madh institucional në kinematografi. 

"Sot është një nder i veçantë që në ditëlindjen e aktorit tonë më të madh Bekim Fehmiu dhe nën emrin e tij, e ndajmë një çmim të rëndësishëm, “Çmimin Kombëtar për Veprën Jetësore” por edhe “Çmimin Kombëtar në Kinematografi”. Ky është vlerësimi më i madh institucional që bëhet në fushën e kinematografisë." u shpreh Memli Krasniqi.

Fitues i çmimit Kombëtar në Kinematografi u shpall regjisori Isa Qosja i cili falenderoi ministrin për çmimin dhe u shpreh se çmimi “Bekim Fehmiu” kishte një domethënie të jashtëzakonshme për të.

“Kur të shpërblen vendit yt, atëherë ky është çmimi më i madh. Dhe mendoj se kjo do të jetë për të gjithë, gjithmonë, jo vetëm për mua.” tha regjisori Qosja.

Ndërsa fituese e çmimit në kinematografi për vitin 2013 u shpall Lendita Zeqiraj, e cila u shpreh se ndihej e nderuar dhe se ky ishte çmimi më i veçantë për të. Kjo është hera e dytë që Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës ndan këto çmime, të cilat organizohen me rastin e ditëlindjes së aktorit Bekim Fehmiu.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë