Eventi muzikor “MTV Europe Music Awards” përfundoi duke shpallur fituesit e kategorive të ndryshme.

Spektakli u zhvillua në Frankfurt nën prezantimin e modeles së njohur gjermane Heidi Klum.

Modelja gjatë mbrëmjes ka ndërruar disa herë veshje duke u shfaqur gjithnjë sensuale dhe e veçantë.

Pjesë e “MTV Europe Music Awards” është bërë edhe këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora, e cila ishte e nominuar në kategorinë Best Push.

Ajo është veshur e tëra me të kuqe duke ndezur atmosferën me performancën e saj.

Disa nga çmimet që u ndanë në këtë kompeticion të rëndësishëm ishin “Kënga më e mirë” e fituar nga këngëtarja Carly Rae Jepson me këngën “Call me Maybe”.

Në kategorinë “Video më e mirë” u shpall fitues Psy dhe një çmim special si “Global Icon” u dha për artisten e madhe Whitney Houston.

Emra të tjerë që kanë triumfuar këtë mbrëmje janë edhe këngëtarja Taylor Swift, Justin Bieber, Lana Del Ray, Linkin Park etj.


Çmimet e fituara në MTV Europe Music Awards:


Best Song - Carly Rae Jepson - Call Me Maybe

Best New Act - One Direction

Best Female Act - Taylor Swift

Best Male Act - Justin Bieber

Best Pop Act - Justin Bieber

Best Live Act - Taylor Swift

Best Hip Hop - Nicki Minaj

Best Rock Act - Linkin Park

Best Electronic Act - David Guetta

Best Alternative Act - Lana Del Rey

Best Video - Gangnam Style (Psy)

Best Look - Taylor Swift

Biggest Fans - One Direction

Best Worldwide Act - Han Geng

Best World Stage - Justin Bieber

Best Push - Carly Rae Jepson

Global Icon - Whitney Houston

(xh.k/shqiptarja.com)