Ndahen çmimet “Golden Globe
2017"/ ja fituesit sipas kategoriveVeshjet më 'katastrofë' në 'Golden Globe'

Ndahen çmimet “Golden Globe<br />2017
Është mbajtur mbrëmjen e së dielës ceremonia e 74-të e ndarjes së çmimeve “Golden Globe 2017” në Beverli Hills, në Kaliforni.
 
Mbrëmja gala është prezantuar nga Jimmy Fallon  nën shoqërinë e yjeve si Drew Barrymore, Matt Damon, Nicole Kidman dhe Zoe Saldana të cilat kanë shkëlqyer në ceremoninë  tre orëshe të transmetuar live në NBC.
 
Filmi muzikal “La La Land” ishte trimfatori i mbrëmjes i cili arriti të korrte më shumë çmime duke filluar nga ajo për aktorin, aktoren dhe skenarin më të mirë.  Pas tij vjen drama “Moonlight” e cila fitoi Globin e Artë për filmin më të mirë në kategorinë e dramës.
 
Një moment i rëndësishëm i kësaj ceremonie ishte dhe fjalimi i aktores Meryl Streep kundër presidentit të të zgjedhur të SHBA, e cila u shpreh ai po përdor fuqinë e tij për të poshtëruar njerëzit. "Mosrespekti sjell mosrespekt, dhuna sjell dhunë", u shpreh ajo.
 
Por normalisht duke mos i humbur rëndësinë çmimeve, ajo që pritej më së shumti ishte veshja e yjeve që do të sfilonin në tapetin e kuq, ku si gjithmonë ka pasur nga ata që kanë shkëlqyer por dhe nga ata që nuk kanë arritur t'u "fitojnë" zemrat kritikëve. 

Aktori më i mirë në serialet televizive/ Dramë
Billy Bob Thornton, Goliath
 
Aktorja më e mirë në serielet televizive/ Musical ose Komedi
Tracee Ellis Ross, Black-ish
 
Seriali më i mirë televiziv/ Musical ose Komedi
Atlanta, FX

Muzika më e mirë origjinale
 “City of Stars,” La La Land
 
Aktori më i mirë/ Musical ose Komedi
Ryan Gosling, La La Land
 
Aktorja më e mirë në serialet Televizive/ Dramë
Claire Foy, The Crown
 
Seriali më i mirë televiziv/ Dramë
The Croën, Netflix
 
Regjisori më i mirë
Damien Chazelle, La La Land

Aktori më i mirë në seriale televizive/ Musical ose Komedi
Donald Glover, Atlanta
 
Aktorja më e mirë/ Musical ose Komedi
Emma Stone, La La Land
 
Filmi më i mirë musical ose komedi
La La Land
 
Aktori më i mirë/ Dramë
Casey Affleck, Manchester By The Sea
 
Aktorja më e mirë/ Dramë
Isabelle Huppert, Elle
 
Filmi më i mirë dramë
Moonlight
 
Filmi më i mirë i animuar
Zootopia

[gallery]20474[/gallery]

[gallery]20475[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Kremtohen Pashkët Ortodokse në Berat, urojnë besimtarët: Paqe e begati në çdo familje

Kremtohen Pashkët Ortodokse në Berat, urojnë besimtarët: Paqe e begati në çdo familje