Në Nju Jork të SHBA-së janë shpallur pasditen e së hënës fituesit e çmimit Pulitzer. Një nga çmimet me prestigjioze në botën e medias dhe një nga vlerësimet më të larta që mund t'i jepet një gazetari. Çmimet u dhanë në 14 kategori apo zhanera të gazetarisë që nga raportimi investigativ, ai kritik dhe deri tek fotografia për lajmin e fundit.
Pulitzer janë dhënë edhe për zhanera të dramës, poezisë dhe muzikës. Këtë vit u dhanë gjithashtu edhe dy çmime të veçanta Pulitzer, i pari për redaksinë e gazetës Capital në Annapolis të Maryland-it, për mbulimin kurajoz të lajmit për të shtënat me armë në newsroom-in e kësaj gazete, nga ku 5 gazetarë prej stafit mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën nga një person i armatosur. Ngjarja në Qershor 2018 tronditi SHBA si një nga krimet më të rënda ndaj gazetarëve në historinë e Amerikës. Ndërsa redaksia demonstroi përkushtim të palëkundur duke raportuar për tragjedinë edhe pse në momente të vështira pikëllimi.
Redaksia e gazetës Capital në Maryland.
Çmimi i dytë special Pultizer iu dedikua këngëtares Aretha Franklin për kontributin e saj të pashlyeshëm në muzikën dhe kulturën amerikane për më shumë se pesë dekada. Franklin ndërroi jetë vjet në 16 gusht në moshën 76-vjeçare.
Aretha Franklin
Çmimet u prezantuan nga Administratorja e Pulitzer Dana Canedy dje nga Universiteti Kolumbia, Shkolla e Gazetarisë.
Dy reporterë të Reuters të cilët janë të arrestuar dhe ndodhen në një qeli në Myanmar gjithashtu u vlerësuan me çmimin Pulitzer për raportimin ndërkombëtar. Dy reporterët Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo janë duke vuajtur një dënim prej 7 vitesh në një burg në Myanmar për "nxjerrje të sekretit shtetëror".
Dy gazetarët e Reuters Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
'SHBA po harxhonte 50 milionë dollarë për prezervativë në Gaza', Sekretarja e shtypit të Trump lë me gojë hapur gazetarët
29 Janar, 16:19